Ndërlidhjet

Zyrtari ka pranuar se liderët talibanë afganë jetojnë në Pakistan


Sartaj Aziz
Sartaj Aziz

Këshilltari i lartë i qeverisë së Pakistanit për politikë të jashtme, Sartaj Aziz, ka pranuar publikisht për të parën herë se udhëheqja talibane afgane jeton në Pakistan.

Zoti Aziz tha mbrëmë në Uashington se Pakistani ka ndikim të konsiderueshëm ndaj talibanëve, pasi “lidershipi i tyre është në Pakistan dhe ata i kanë disa kapacitete mjekësore”.

Mëtutje, ai theksoi se “familjet e tyre janë atje” dhe se Pakistani mund të përdorë ndonjë presion që tu thotë atyre të “ulen në tryezë, por ne nuk mund të zhvillojmë negociata në emër të qeverisë afgane, pasi ne nuk mund tu ofrojmë atyre atë që qeveria e Afganistanit mund tu ofrojë”.

Këto komente ai i bëri në një tubim në Këshillin e Marrëdhënieve të Jashtme me seli në Uashington.

Për vite të tëra, Pakistani nuk ka pranuar se talibanët afganë gëzojnë strehim të sigurtë në territorin pakistanez apo se Islamabadi mund të bëjë ndonjë gjë për ta ndalur kryengritjen e tyre në Afganistan.

Por, tash Pakistani po punon që liderët talibanë t’i sjellë në bisedimet direkte paqësore me qeverinë afgane, që pritet të fillojnë këtë javë në Islamabad.

XS
SM
MD
LG