Ndërlidhjet

Raporti: Rusia ndërton bazë për mbrojtje në Arktik


Harta e Arktikut

Harta e Arktikut

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, ka raportuar dje se Moska po zhvillon sistem raketor mbrojtës tokë – ajër në Arktik.

Ky raport u publikua një ditë pasi komandanti i lartë i NATO-s, Philip Bredlove, i ka tërhequr vërejtjen Kongresit të Shteteve të Bashkuara se Rusia po e militarizon gjithnjë e më tepër Arktikun.

Rusia e ka shtuar praninë e saj ushtarake në Arktik derisa ngrohja e përgjithshme e klimës së rajonit ka krijuar qasje më të madhe në burimet natyrore dhe mundësitë e transportit.

Në muajin mars të vitit të kaluar, Rusia ka kryer një ushtrim madhor ushtarak në Arktik me pjesëmarrjen e 38 mijë ushtarëve, së bashku me nëndetëse dhe aeroplanë.

Disa javë më vonë, ministrat e pesë vendeve nordike, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda, e kanë publikuar një deklaratë të përbashkët se Evropa duhet ta forcoj bashkëpunimin ushtarak për ta kundërshtuar agresionin e Rusisë.

XS
SM
MD
LG