Ndërlidhjet

VV: Nuk i lejojnë librat tanë, nuk i pranojmë prodhimet e tyre


Foto e shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje
Foto e shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje

Sot, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë, ka njoftuar kjo lëvizje nëpërmjet një kumtese.

Mëtutje theksohet se “ky aksion është përgjigje ndaj aktit kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje i ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”.

“16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë”, thotë Vetëvendosje.

Lëvizje Vetëvendosje, po ashtu, konsideron se njëherësh, “Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e "Zajednicës".

Vetëvendosja thekson se “do të vazhdojnë aksionet e tilla deri sa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës.”

XS
SM
MD
LG