Ndërlidhjet

Donald Tusk e ka kritikuar mbylljen e kufijve


Donald Tusk
Donald Tusk

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i ka kritikuar shtetet anëtare të BE-së për ndërmarrje të aksionit të njëanshëm për bllokimin e kufijve të tyre ndaj migrantëve dhe refugjatëve.

Ai, po ashtu, ka tërhequr vërejtjen se migrantët ekonomikë nuk duhet të arrijnë në Evropë.

Këto komente zoti Tusk i ka bërë sot në në konferencën për shtyp në Athinë, pas bisedimeve me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras.

Mëtutje zoti Tusk ka theksuar “dëshiroj të apeloj te të gjithë migrantët ilegalë ekonomikë prej ngado që vijnë: mos ejani në Evropë dhe mos u besoni trafikantëve” dhe i ka këshilluar që të “mos e rrezikojnë jetën dhe paratë”.

Ai është shprehur se “vendimet e njëanshme pa koordinim paraprak paraqesin dëmtim të shpirtit evropian për solidaritet”.

Kufizimi i Austrisë për pranimin e migrantëve ka ndikuar që edhe vendet e Ballkanit, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia, t’i mbyllin kufijtë e tyre.

Kjo mbyllje i ka bllokuar afro 24 mijë migrantë në Greqi, të cilët po përpiqen të arrijnë në vendet e zhvilluara në pjesën veriore të Evropës.

XS
SM
MD
LG