Ndërlidhjet

Rusi: “Keqardhje” që Obama i ka vazhduar sanksionet për një vit


Për shkak të sanksioneve ekonomia e Rusisë ka shënuar rënie

Për shkak të sanksioneve ekonomia e Rusisë ka shënuar rënie

Kremlini ka shprehur “keqardhje” për vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë edhe për një vit, në përgjigje të aneksimit ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe për mbështetjen e Rusisë ndaj separatisëtve në pjesën lindore të Ukrainës.

Zoti Obama, mbrëmë vonë, ka shpallur zgjatjen e sanksioneve. Ai tha se aksionet e Rusisë në Ukrainë “vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakonshëm dhe të posaçëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Fillimisht, sanksionet ishin imponuar në mars të vitit 2014, në përgjigje ndaj aksioneve të Rusisë në Ukrainë që “i shkatërrojnë proceset demokratike dhe institucionet në Ukrainë; e kërcënojnë paqen e saj, sigurinë, stabilitetin, sovranitetin dhe intergitetin territorial dhe kontribuojnë në përvetësimin” e pasurive të Ukrainës.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian i ka zgjatur sanksionet kundër Rusisë deri në korrik të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG