Ndërlidhjet

Cameron, Merkel dhe Hollande bisedojnë me Putinin për Sirinë


Angela Merkel (majtas), David Cameron (në mes) dhe Francois Hollande gjatë jjë takimi të mëparshëm
Angela Merkel (majtas), David Cameron (në mes) dhe Francois Hollande gjatë jjë takimi të mëparshëm

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, pritet që nesër të bisedoj nëpërmjet telefonit me liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, për armëpushimin në Siri.

Një zëdhënëse e zotit Cameron tha se kjo bisedë telefonike do të jetë mundësi për këmbim të qëndrimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me presidentin e Francës, Francois Hollande.

Zyra e Cameronit tha se Britania, Franca dhe Gjermania duhet t’ia bëjnë të qartë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se armëpushimi në Siri duhet të respektohet me qëllim “që të hapet rruga për tranzicion të vërtetë politik” në Siri.

Marrëveshja e ndjeshme e armëpushimit ka hyrë në fuqi javën e kaluar dhe praktikisht është ndalja e parë madhore e armiqësive në luftën pesëvjeçare në Siri, nga e cila janë vrarë më se 270 mijë njerëz.

Marrëveshja për armëpushim është ndërmjet forcave të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që mbështetet nga Rusia, dhe grupeve opozitare.

Në marrëveshje nuk përfshihen grupet terroriste, siç janë Shteti Islamik dhe Fronti al-Nusra, i ndërlidhur me al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG