Ndërlidhjet

logo-print

Savchenko në grevë urie pas shtyrjes së vendimit të gjykatës


Nadia Sacvchenko në kafazin për të akuzuar dhe avokatët e saj Mark Feygin (majtas) dhe Ilya Novikov në sallën e gjykatës

Nadia Sacvchenko në kafazin për të akuzuar dhe avokatët e saj Mark Feygin (majtas) dhe Ilya Novikov në sallën e gjykatës

Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, ka shpallur se e fillon grevën e urisë dhe mosmarrjen e fluideve, për shkak se një gjykatë ruse sot e shtyu seancën para se ajo ta paraqiste deklaratën përfundimtare.

Gjykata vendosi që procesi të vazhdoj më 9 mars, pasi avokati i Savchenkos i ka paraqitur argumentet përfundimtare në favor të klientes së tij.

Pilotja ukrainase është e akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë që raportonin për luftën në pjesën lindore të Ukrainës.

Avokatët e Savchenkos kanë argumentuar se incizimet e bisedimeve telefonike dëshmojnë se ajo nuk e ka drejtuar sulmin kundër gazetarëve, pasi ajo ishte në arrest të luftëtarëve separatisë prorusë, kur gazetarët ishin vrarë.

Prokurorët rusë kanë kërkuar dënim në kohëzgjatje prej 23 vitesh.

Avokatët dhe Nadia Savchenko i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat.

XS
SM
MD
LG