Ndërlidhjet

Franca dhe Britania e Madhe kërkojnë respektimin e armëpushimit në Siri


Foto nga Arkivi - Presidenti francez, Francois Hollande dhe ai britanik, David Cameron

Foto nga Arkivi - Presidenti francez, Francois Hollande dhe ai britanik, David Cameron

Presidenti francez, Francois Hollande dhe ai britanik, David Cameron, kanë kërkuar nga Moska dhe Damasku që “t’i ndalin menjëherë sulmet” ndaj opozitës së moderuar siriane.

Në një deklaratë të përbashkët, pas një takimi bilateral në një samit në Francë, të dy liderët sot u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen armëpushimit dhe t’i ndalin shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ata gjithashtu kanë kërkuar nga Rusia dhe regjimi sirian që t’i ndalin sulmet në zonat mjekësore, e gjithashtu edhe lëvizjen e tyre drejt qytetit verior të Aleppos, i cili thuhet se është “duke e komprometuar paqen dhe duke e rrezikuar e përkeqësuar krizën me refugjatë”.

Cameron dhe Hollande pritet që të flasin nesër për marrëveshjen e Sirisë në një conferencë nga distanca, me liderët e Rusisë dhe Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG