Ndërlidhjet

Në Pakistan, denoncohet Ligji për Mbrojtjen e Gruas


Ilustrim
Ilustrim

Një trup i fuqishëm fetar në Pakistan, i cili e këshillon qeverinë dhe parlamentin lidhur me çështjet islame, ka deklaruar se ligji i ri që kriminalizon dhunën kundër femrave është “jo-islamik”.

Muhammad Khan Sherani, kryetari i Këshillit të Ideologjisë Islame, tha sot se të drejtat e grave veçse janë të garantuara nën Ligjin e Sheriatit.

Shumë klerikë konsevativë dhe parti fetare e kanë kritikuar këtë ligj, të miratuar nga provinca e Punjabit javën e kaluar, pasi, sipas tyre, ai bie ndesh me Kuranin dhe Kushtetutën e Pakistanit.

Akti për Mbrojtjen e Gruas ofron mbrojtje të paprecedent të grave nga dhuna fizike, psiqike e seksuale, dhe bën thirrje për krijimin e një linje telefonike ku raportohet për rastet e abuzimit, e po ashtu edhe për krijimin e strehimoreve të grave.

Më shumë se 5800 raste të dhunës kundër grave janë lajmëruar qysh nga viti 2013, vetëm në provincën e Punjabit, sipas një grupi që merret me avokimin e të drejtave të grave.

XS
SM
MD
LG