Ndërlidhjet

Qeveria serbe kërkon zyrtarisht shpërbërjen e Parlamentit


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, majtas
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, majtas

Qeveria serbe ka kërkuar zyrtarisht nga presidenti që ta shpërbëjë parlamentin dhe t’i thërrasë zgjedhjet e parakohshme, të përgjithshme, në vend.

Qeveria tha sot se kjo gjë është e domosdoshme, në mënyrë që kabineti i ri, “me një mandat të qartë”, do të mund të ndërmerrte reformat e nevojshme dhe ta vendoste vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, në gjysëm e mandatit të tij.

Partia e tij Progresiste aktualisht është në koalicion qeveritar me disa parti më të vogla. Kjo parti gjithashtu qëndron mirë në anketa, të cilat e vendosin Vuçiqin në rrugën e njejtë për ta udhëhequr edhe qeverinë e ardhshme.

Partia Progresiste e Serbisë është duke luftuar për shumicën prej 2/3 të votave, të cilat për pak nuk i arriti në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2014, kur fitoi 158 nga 250 ulëset parlamentare.

XS
SM
MD
LG