Ndërlidhjet

Putin largon kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve


Kreu i deritashëm i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, Vladimir Churov
Kreu i deritashëm i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, Vladimir Churov

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka larguar shefin e trupit që mbiqkyrë zgjedhjet në Rusi.

Putin e ka emëruar sot komisioneren për të drejtat e njeriut, Ella Pamfilova, në mesin e pesë të nominuarve presidencialë, nga 15 anëtarët për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe la jashtë listës së tij kreun aktual, Vladimir Churov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti i ka “caktuar kandidatët e tij” dhe ndryshimet në Komision janë “rrotacion rutinor”. Ai gjithashtu tha se kandidatët e Putinit përfaqësojnë një “gamë të gjerë” të mendimeve politike.

Churov, një aleat i Putinit, e ka udhëhequr Komisionin që nga viti 2007 dhe mandati i tij skadon më 27 mars. Ai është akuzuar për manipulim të zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG