Ndërlidhjet

Romney thotë se Trump nuk është i përshtatshëm për president


Foto nga Arkivi - Mitt Romney, i nominuari republikan i vitit 2012 për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Foto nga Arkivi - Mitt Romney, i nominuari republikan i vitit 2012 për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

I nominuari republikan i vitit 2012 për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney tha sot se Donald Trump nuk është i përshtatshëm që të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Donald Trump është një hipokrit dhe mashtrues”, ka thënë Romney për kandidatin favorit të partisë së tij, duke shtuar se Trump nuk e ka as temperamentin e as gjykimin e duhur që të bëhet president.

Më tutje ai e quajti Trumpin lakmitar, të pasinqertë dhe ngacmues.

Këto deklarata të tij janë të pazakonta, pasi ai vjen nga Partia Republikane e cila thirret në frazën e njohur të Ronald Reganit se “Askush nuk duhet të flasë keq për bashkëpartiakun e tij republikan.”

XS
SM
MD
LG