Ndërlidhjet

Diplomatët synojnë zgjedhje në Ukrainën Lindore deri në mes të vitit


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës janë pajtuar që zgjedhjet duhet të mbahen në Ukrainën Lindore deri në fund të qershorit, ka thënë ministri francez, Jean-Marc Ayrault.

“Ne e theksojmë rëndësinë e adaptimit të ligjit për zgjedhje, për të mbajtur zgjedhje lokale deri në mes të gjysmës së parë të vitit 2016”, ka thënë ai, pas nëntë orëve të negociatave në Paris, me tre homologët e tij, të enjten.

Por, ministrat e tjerë nuk u pajtuan se grupi ka arritur konsensus rreth mbajtjes së zgjedhjeve, me Ukrainën që vazhdon të insistojë se i gjithë përkushtimi për armëpushim dhe tërheqje të armëve të ndodhë para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Ne duhet të jemi në gjendje të sigurohemi se zgjedhjet janë të organizuara në një vend të sigurt; na duhet që territori ynë të jetë i sigurt...Pa siguri nuk ka rezultate”, ka thënë ministri i jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, duke shtuar se ai nuk ka parë ndonjë rezultat të madh nga këto bisedime.

XS
SM
MD
LG