Ndërlidhjet

Arrestohen katër zyrtarë turq nën akuzat për tentim të rrëzimit të qeverisë


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi njofton se policia ka arrestuar katër zyrtarë të lartë të një kompanie, e cila ka lidhje me një klerik mysliman në SHBA, nën akuzat se ata kishin provuar ta rrëzonin qeverinë e Turqisë.

Raportohet se policia në qytetin Kayseri, në Turqinë Qendrore, arrestoi shefin ekzekutiv, kryetarin, si dhe dy anëtarë të bordit të kompanisë Boydak Holding.

Burrat janë marrë në pytetje lidhur me pretendimet se kompania i ka dhënë mbështetje financiare lëvizjes së udhëhequr nga Fethullah Gulen.

Gulen, një ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, jeton në SHBA që nga viti 1999.

Në vitin 2015 kishte nisur një gjykim, në mungesë, kundër Gulenit, nën akuzat se ai kishte provuar ta rrëzonte qeverinë e Turqisë.

Ankaraja ka shkarkuar shërbyesit që kishin lidhje me lëvizjen e Gulenit. Gjithashtu ka kontrolluar e mbyllur disa biznese dhe organizata mediale.

XS
SM
MD
LG