Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës e dënon rrëzimin e kamionit nga Vetëvendosje


Kamioni i rrëzuar më 3 mars 2016; përgjegjësinë për këtë akt e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje

Kamioni i rrëzuar më 3 mars 2016; përgjegjësinë për këtë akt e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media, dënon aktin e rrotullimit të një kamioni, veprim që është marrë përsipër nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Qeveria e Kosovës e konsideron të papranueshëm çdo veprim të dhunshëm e joligjor mbi qytetarët, pronën publike e private dhe mbi bizneset kosovare dhe të jashtme, të cilat kryhen për përfitime politike”, thuhet në komunikatë.

Më tutje në reagimin e Qeverisë thuhet se akte të tilla të dhunshme dhe në shpërputhje me çdo vlerë demokratike, nuk mund të përdoren si mjete të propagandës politike, pa marrë parasysh shpjegimet apo arsyetimet që mund të jepen për to.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje subjekteve politike dhe individëve të caktuar, të cilët po nxisin dhe po kryejnë veprime të tilla të ulëta, që të braktisin aktet e tilla joligjore dhe joracionale dhe t’i kontribuojnë proceseve zhvillimore demokratike dhe rrugës euroatlantike të Kosovës, procese të cilat po avancohen në vazhdimësi në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet tjera mike”, thuhet, ndër të tjera, në komunikatë.

XS
SM
MD
LG