Ndërlidhjet

Një ukrainas arrestohet në SHBA se shtirej si nxënës i shkollës së mesme


Ilustrim
Ilustrim

Një 23 vjeçar ukrainas është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi për katër vjet me radhë shtirej se ishte adoleshent në një shkollë të mesme.

Artur Samarin, i cili për dy vjet ndoqi kolegjin në Ukrainë, përpara se të udhëtonte për në SHBA, e kishte zgjatur vizën e tij turistike amerikane që nga viti 2013.

Por, një çift amerikan në Harrisburg të Pennsylvanisë e kishin ndihmuar atë që të qëndronte në SHBA, duke i siguruar atij një certifikatë false dhe numër të rremë të sigurimit social, duke e përdorur emrin Asher Potts.

Ai kishte arritur të hynte në mesin e nxënësve të dalluar, si dhe ishte përfaqësues në bordin e shkollës.

Samarin tash akuzohet për vjedhje të identitit dhe ngacmim seksual, pasi e pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë adoleshente, të mitur.

XS
SM
MD
LG