Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës cakton seancën e radhës më 10 mars


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet të enjten e ardhshme, më 10 mars. Kështu ka vendosur sot Kryesia e këtij institucioni.

Përfaqësuesja e opozitës në Kryesi, deputetja Aida Dërguti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita do të marrë pjesë në seancë dhe do ta pengoj atë, ngjashëm siç ka vepruar këta muajt e fundit.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka bërë thirrje partive opozitare që të ulen dhe bisedojnë me partitë në pushtet dhe të heqin dorë nga veprimet e dhunshme.

Kjo seancë, do të jetë e para që nga zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës e cila ishte përcjellë me tensione të shumta ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë.

XS
SM
MD
LG