Ndërlidhjet

Anulohet koncerti i këngëtarit në Rusi; shkak, qëndrimet e tij politike


Rok këngëtari rus, Andrei Makarevich
Rok këngëtari rus, Andrei Makarevich

Një koncert i planifikuar të mbahej në Shën Petersburg nga rok këngëtari Andrei Makarevich është anuluar nga zyrtarët e qytetit.

Makarevich, lider i grupit Mashina Vremeni , ka shkruajtur sot në Facebook se administratorët e Shtëpisë së Kulturës Lensovet e kanë anuluar koncertin e tij, të planifikuar të mbahej më 7 prill, për shkak të, siç e kanë quajtur ata, kërcënimeve nga një grup që thirret “Patriotët e Leningradit”.

Shumë nga koncertet e këtij këngëtari janë anuluar përgjatë Rusisë, që nga viti 2014, pasi ai publikisht e ka kritikuar rolin e Rusisë në Ukrainë.

Vitin e kaluar, ligjvënësit pro-Kremlinit e kanë cilësuar Makarevichin si tradhëtar, për shkak të qëndrimeve të tij.

XS
SM
MD
LG