Ndërlidhjet

Shpërbëhet parlamenti i Serbisë, vendi shkon në zgjedhje


Presidenti serb, Tomislav Nikolic nënshkruan aktin e shpërndarjes së Parlamentit, më 4 mars 2016

Presidenti serb, Tomislav Nikolic nënshkruan aktin e shpërndarjes së Parlamentit, më 4 mars 2016

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq e ka shpërndarë parlamentin e vendit dhe i ka thirrur zgjedhjet e parakohshme, më 24 prill.

Ky veprim është bërë pas kërkesës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vendimi i sotëm i Nikoliqit vjen një ditë pasi qeveria e Vuçiqit bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që kabineti i ri, “me një mandat të qartë”, do të mund të ndërmerrte reformat e nevojshme dhe ta vendoste vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, në gjysëm e mandatit të tij.

Partia e tij Progresiste aktualisht është në koalicion qeveritar me disa parti më të vogla. Kjo parti gjithashtu qëndron mirë në anketa, të cilat e vendosin Vuçiqin në rrugën e njejtë për ta udhëhequr edhe qeverinë e ardhshme.

Partia Progresiste e Serbisë është duke luftuar për shumicën prej 2/3 të votave, të cilat për pak nuk i arriti në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2014, kur fitoi 158 nga 250 ulëset parlamentare.

XS
SM
MD
LG