Ndërlidhjet

Opozita cakton protestën e radhës më 26 mars


Pamje nga protestat e opozitës
Pamje nga protestat e opozitës

Liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar organizimin e protestës së radhës, për datën 26 mars, në Prishtinë.

Opozita, po konteston legjitimitetin e institucioneve aktuale, duke insistuar në dorëheqjen e qeverisë, shpërndarjen e Kuvendit dhe së fundit po konteston edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit.

Andaj, si zgjidhje të vetme për gjendjen e krijuar, opozita i sheh zgjedhjet e reja të parakohshme.

Gjatë një konference të përbashkët për media, liderët opozitar thanë se protesta ka për qëllim largimin e qeverisë aktuale dhe zhbërjen e marrëveshjeve që Kosova ka lidhur me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin.

XS
SM
MD
LG