Dadoja uzbeke, e cila ishte xhiruar duke e tundur kokën e një fëmije rus jashtë një stacioni të metrosë në Moskë, më herët këtë javë, është akuzuar zyrtarisht për vrasje.
Zëdhënësi i Komitetit Hulumtues të Rusisë, Vladimir Markin i konfirmoi sot akuzat, të cilat janë ngritur kundër Gyulchekhra Bobokulova, një qytetareje të Uzbekistanit, e cila ishte punësuar për t’u kujdesur për vajzën 4 vjeçare ruse.
Ajo kishte thënë se ‘Allahu e kishte urdhëruar” që ta bëjë këtë akt.
Gyulchekhra Bobokulova i kishte bërë këto komente para gazetarëve, teksa po hynte në sallën e gjyqit, më 2 mars.
Ajo u kishte thënë gazetarëve se e pranon fajin për vrasjen e vajzës ruse, së cilës ia kishte prerë kokën, dhe për të cilën ishte duke u kujdesur, si dado.
Autoritetet thanë se Bobokulova vuan nga probleme psiqike dhe do t’u nënshtrohet kontrolleve psikiatrike mjekësore.