Ndërlidhjet

Partitë opozitare i drejtohen Kushtetueses rreth zgjedhjes së presidentit


Ilustrim

Ilustrim

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë deponuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën pretendojnë të kontestojnë procedurat dhe kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Kosovës.

Lënda në Kushtetuese është deponuar nga deputetët, Aida Dërguti nga radhët e Vetëvendosjes, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Enver Hoti nga partia Nisma.

Sipas opozitës, zgjedhja e Thaçit në postin e presidentit nga ana e Kuvebdit është përcjellë më shumë parregullsi.

"Presim cila do të jetë përgjigja e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë deputetja Dërguti.

XS
SM
MD
LG