Ndërlidhjet

Brian Yee: Të mbështetet puna e Prokurores Speciale Publike


Një prej takimeve të realizuara në Shkup, 4 mars 2016
Një prej takimeve të realizuara në Shkup, 4 mars 2016

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, pasi ka takuar zyrtarët e lartë të vendit, kryeministrin e Maqedonisë, Emill Dimitriev, ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin dhe atë të Mbrojtjes, Zoran Jolevski, ka theksuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke ndjekur për së afërmi zbatimin e marrëveshjes politike të Përzhinos.

Diplomati amerikan është fokusuar në pastrimin e listës së votuesve, reformat në media, si dhe punën e Prokurores Speciale Publike.

“Nga afër ndjekim disa çështje specifike, përfshirë këtu edhe procesin e pastrimit të listës së votuesve, e cila është duke u përditësuar, dhe më duhet të theksoj se na vjen mirë që ka filluar kryqëzimi i të dhënave, sa i përket përditësimit të të dhënave nga lista zgjedhore.”

“Gjithashtu,nga afër jemi duke ndjekuredhe reformat në media, si dhe rolin e medieve për të siguruar hapësirë të barabartë gjatë fushatës parazgjedhore”,ka theksuar zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee.

Ai ka nënvizuar se e një rëndësie të veçantë është edhe ndarja e partisë nga pushteti, si dhe krijimi i hapësirës demokratike, që votuesit të votojnë lirshëm dhe pa kurrfarë presioni.

Diplomati amerikan është takuar dhe me Prokuroren Speciale Publike, Katica Janeva dhe Prokurorin Publik, Marko Zvrlevski.

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee ka theksuar se me një vëmendje të veçantë, faktori ndërkombëtarë e ndjekë edhe punën e Prokurores Speciale , duke shtuar se secili që ka gabuar dhe është përgjegjës për krizën e krijuar politike në Maqedoni duhet të përgjigjet para drejtësisë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet , qeveria dhe partitë politike, të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale Politike. Në të gjitha takimet e realizuara dje dhe sot kemi nënvizuar rëndësinë për ta mbështetur Prokurorinë dhe sundimin e ligjit, se të gjithë zyrtarët përgjegjës për krizën duhet të përgjigjen për veprimet e tyre në përputhje me ligjin.”

“Mendoj se porosia ynë është kuptuar nga ana e të gjitha partive politike dhe presim që ta mbështesinpunëne Prokurores Speciale Publike. Ne do ta ndjekim këtë çështje dhe nëse shohim se ndonjëra palë bën pengesaose shkelë pjesë të marrëveshjes, atëherë ne do të japim sugjerime dhe këshilla se si të veprohet më tej”, ka theksuar zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee.

Brian Yee ka shtuarse Maqedonia ka kohë të mjaftueshme t’i mbajë zgjedhjet e 5 qershorit, nëse liderët e partive politike, mediet dhe zyrtarët qeveritar punojnë për t’i përmbushur të gjitha kriteret e marrëveshjes politike.

Gjatë qëndrimit dy ditësh në Shkup, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, të premten ka takuar liderin e partisë maqedonase në pushtet, Nikolla Gruevskin e VMRO DPMNE-së , ndërkohë që më vonë pritet të takohet edhe me liderin e partisë maqedonase në opozitë, Zoran Zaev.

XS
SM
MD
LG