Ndërlidhjet

Jemen: Nga sulmi i personave të armatosur – 16 vetë të vrarë


Pamje nga shkaktërrimet në qytetin Aden në Jemen gjatë përleshjeve në vitin 2015
Pamje nga shkaktërrimet në qytetin Aden në Jemen gjatë përleshjeve në vitin 2015

Persona të armatosur sot kanë depërtuar me dhunë në një shtëpi të pleqve, që ishte themeluar nga Nëna Tereze, me ç’rast i kanë vrarë 16 vetë, përfshirë katër murgesha katolike.

Një zëdhënës i organizatës katolike, Misionarët Bëmirës, që e udhëheq këtë shtëpi në qytetin-port Aden, tha se katër persona të armatosur kishin hyrë në ndërtesë me pretekst se dëshironin t’i vizitonin nënat e tyre.

Një zyrtar i Jemenit tha se personat e armatosur, pastaj kanë hyrë në secilën dhomë, i kanë lidhur njerëzit dhe i kanë vrarë me të shtëna në kokë.

Motivi i personave të armatosur, të cilët kanë arritur të largohen nga objekti pas sulmit, nuk është i njohur.

Oraganizata Misionarët Bëmirës është themeluar nga Nëna Tereze, e cila e kishte fituar Çmim Nobel për veprimtarinë e saj humanitare. Ajo ka vdekur në vitin 1997.

XS
SM
MD
LG