Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Joe Biden në vizitë në Lindjen e Mesme


Joe Biden

Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, nesër niset për një vizitë në Lindjen e Mesme, që ç’rast do të fokusohet në situatën në Iran dhe Siri dhe, po ashtu, në interesat ekonomikë dhe energjetikë të Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se sipas itinerarit të vizitës, përfshihen edhe ndalesa në Emiratet e Bashkuara Arabe, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Jordani.

Zoti Biden, gjatë këtij turneu, do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin e Aurotietit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Por, në agjendë nuk ka nismë madhore për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk beson se të dy palët kanë vullnet politk për ripërtritjen e procesit të paqes.

XS
SM
MD
LG