Ndërlidhjet

Ben Carson ka përfunduar zyrtarisht fushtaën e tij për nominimin nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Carson, neurokirurg në pension, ka qenë favorit, por fushata e tij ka ngecur në muajt e fundit, për shkak të performancës së tij të dobët në çështjet e politikës së jashtme.

Ai nuk ka treguar se cilin prej kandidatëve të mbetur republikanë do ta mbështesë në garën për nominim.

Favorit nga Partia Republikane është biznesmeni Donald Trump, ndërsa nga Partia Demokratike është ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.

XS
SM
MD
LG