Ndërlidhjet

logo-print

Ivanov: Evropa ka më shumë mure sesa gjatë Luftës së Ftohtë


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka kritikuar Bashkimin Evropian për, siç ka thënë, dështimet e tij për të zgjidhur krizën me migrantë, e cila ka çuar në rivendosje të kontrolleve kufitare në shumë vende.

“Evropa tani ka më shumë mure sesa gjatë Luftës së Ftohtë”, ka thënë Ivanov në një konferencë të OSBE-së.

“Problemi është se Bashkimi Evropian ka larguar kufijtë e brendshëm pa i siguruar të jashtmit dhe tani çdo shtet anëtar duhet t’i marrë kompetencat që BE-ja ka dështuar t’i ushtrojë”, ka shtuar Ivanov.

Disa vende të BE-së dhe disa të Ballkanit kanë vendosur kufizime në kufi, në përpjekje për të ndaluar fluksin e migrantëve në territoret e tyre.

Ivanov ka kërkuar korridor ajror për të bartur migrantët nga Greqia në destinacionin përfundimtar.

Mbi 1.1 milion migrantë, shumica nga Siria, kanë hyrë në Evropë vitin e kalaur.

Parashihet që shifrat këtë vit të jenë edhe më të larta.

XS
SM
MD
LG