Ndërlidhjet

Sllovakia voton, Fico favorit edhe për një mandat


Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Sllovakët janë duke votuar sot në zgjedhjet e përgjithshme.

Sondazhet tregojnë se kryeministri Robert Fico do të fitojë mandatin e tretë në pushtet, falë retorikës së tij kundër migrantëve.

“Nuk do të sjellim asnjë mysliman të vetëm në Sllovaki, nuk do të krijojmë komunitete myslimane këtu, sepse ato përbëjnë rrezik për sigurinë”, ka thënë Fico, pak ditë më parë, në një tubim të partisë së tij në Bratisllavë.

Sllovakia ka kundërshtuar zëshëm kuotat e Bashkimit Evropian për shpërndarjen e migrantëve në të gjitha vendet anëtare.

Sllovakia do të marrë presidencën e radhës të BE-së nga muaji korrik, andaj këto zgjedhje po i vëzhgon nga afër edhe Brukseli.

Qendrat e votimit do të mbyllen sonte në orën 22:00.

XS
SM
MD
LG