Ndërlidhjet

Nis manifestimi tradicional Epopeja e UÇK-së


Memoriali Adem Jashari në Prekaz
Memoriali Adem Jashari në Prekaz

Në Kosovë ka nisur sot manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i cili zgjat tre ditë.

Manifestimi bëhet në përkujtim të Adem Jasharit, që njihet edhe si komandant legjendar i UÇK-së, dhe familjes së tij.

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në Prekaz të Skënderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurisë në këtë fshat, janë vrarë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes Jashari.

"Sakrifica legjendare e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", ka thënë presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sot gjatë ditës, Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz e vizitojnë udhëheqës institucionesh dhe liderë të partive politike të Kosovës.

XS
SM
MD
LG