Ndërlidhjet

Talibanët i shpërfillin bisedimet për paqe me Kabulin


Afganistan
Afganistan

Talibanët afganë kanë thënë se i kundërshtojnë bisedimet për paqe me autoritetet afgane.

Një zëdhënës i grupit ka thënë se kryengritësit nuk do të marrin pjesë në procesin e paqes me Qeverinë në Kabul, derisa forcat e huaja nuk ndalojnë së sulmuari pozicionet e tyre dhe nuk tërhiqen nga Afganistani.

Ka qenë e paraparë që bisedimet e drejtpërdrejta të nisin javën e ardhshme në Islamabad.

Deklarata e talibanëve akuzon Shtetet e Bashkuara për rritjen e pranisë në Afganistan, si dhe për sulme ajrore dhe bastisje gjatë natës në zona të banueshme.

Autoritetet afgane janë në luftë me talibanët që 15 vjet.

XS
SM
MD
LG