Ndërlidhjet

Separatistët vrasin dy ushtarë të Ukrainës


Mariupol, Ukrainë
Mariupol, Ukrainë

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se dy ushtarë të saj janë vrarë në përleshje me separatistët pro-rusë, të cilët kontrollojnë territore në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se përleshja ka ndodhur pranë qytetit Mariupol, i cili kontrollohet nga qeveria.

Lysenko ka thënë se pesë ushtarë të tjerë, në rajone të ndryshme të pjesës lindore, janë plagosur.

Mbi 9,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 21,000 janë plagosur prejse ka nisur konflikti midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, në prill të vitit 2014.

Marrëveshja e Minskut për Paqe, e nënshkruar një vit më parë, ka ndihmuar në reduktimin e dhunës, por përleshjet kanë vazhduar.

XS
SM
MD
LG