Ndërlidhjet

Avromopoulos: Greqia është mbingarkuar me migrantë


Kufiri Greqi-Maqedoni

Kufiri Greqi-Maqedoni

Komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avromopoulos, ka thënë se Greqia është e mbingarkuar me migrantë dhe se e gjithë bota duhet të reagojë.

Së paku 2,000 migrantë të rinj regjistrohen në Greqi çdo ditë.

Por, më shumë se 10,000 janë të bllokuar në kufirin verior me Maqedoninë, pasi kjo e fundit lejon brenda vetëm sirianët dhe irakianët.

Avromopoulos ka thënë se shtetet e tjera duhet të mbështesin Greqinë.

“Duhet ta mobilizojmë gjithë Bashkimin Evropian. Këtë situatë, duhet ta shohim si çështje globale dhe jo rajonale”, ka thënë Avromopoulos për BBC-në.

Mbi 125,000 njerëz kanë arritur këtë vit në brigjet greke – gati 12 herë më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2015.

Shumica e tyre kanë ikur nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan dhe kanë udhëtuar nga Turqia.

Tetë vende të zonës së lëvizjes së lirë në BE, apo Schengen, kanë vendosur kufizime në kufijtë e tyre, duke shkaktuar bllokimin e njerëzve në Greqi.

XS
SM
MD
LG