Ndërlidhjet

Fico pritet të fitojë falë pikëpamjeve anti-migrante


Robert Fico
Robert Fico

Sllovakët po vazhdojnë të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat pritet të nxjerrin fitues kryeministrin Robert Fico, falë pikëpamjeve të tij anti-migrante.

Përpara votimeve, Fico, i cili ka shërbyer dy mandate, është zotuar se nuk do të pranojë “asnjë mysliman të vetëm” në Sllovaki për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Qeveria e tij ndan pikëpamje të ngjashme me atë të Polonisë, Çekisë dhe Hungarisë.

Sllovakia do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në muajin korrik.

Infermierët dhe mësimdhënësit, së fundi, kanë mbajtur greva dhe kanë bërë thirrje për paga më të larta, duke nxjerrë kështu në pah pakënaqësinë në disa sektorë, pavarësisht rritjes së fuqishme ekonomike.

Qendrat e votimit do të mbyllen sonte në orën 22:00.

XS
SM
MD
LG