Ndërlidhjet

Mustafa: Komuna e Prilluzhës, sajesë për destabilizim të vendit


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka hedhur poshtë mundësinë e formimit të Komunës së Prilluzhës.

Ai ka theksuar se ajo që po thuhet në disa shkrime dhe media për “për kinse themelimin e Komunës së Prilluzhës, është një sajesë e radhës për të destabilizuar vendin”.

“Askush nuk është duke biseduar dhe në asnjë procedurë nuk është themelimi i Komunës së Prilluzhës, siç po trumbetohet në disa media dhe nga disa individë".

"Ne kemi nevojë ta ndërtojmë dhe zhvillojmë këtë shtet, e jo që çdo ditë të sajojmë nga një rast të ri për të shqetësuar qytetarët dhe për ta destabilizuar vendin”, ka thënë Mustafa në Facebook.

Kjo deklaratë e kryeministrit Mustafa vjen disa ditë pasi që Nenad Rashiq, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, subjekt ky që është pjesë e koalicionit qeverisës në vend, ka thënë se është ringjallur ideja e e mëhershme për formimin e një komune që do të përfshinte fshatrat Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë.

Rreth kësaj ideje, sipas Rashiqit, ka pasur bisedime dhe ka pasur një kompromis, por kjo nuk ka qenë kusht për pjesëmarrjen e deputetëve të Listës Serbe në seancën e Kuvendit të Kosovës me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president i ri i vendit.

Lexoni edhe këtë:

Një komunë e re serbe, për zgjedhjen e Thaçit?

XS
SM
MD
LG