Ndërlidhjet

Zgjedhjet paraprake në SHBA, votuesit zgjedhin në 5 shtete


Donald Trump dhe Hillary Clinton
Donald Trump dhe Hillary Clinton

Kandidatët për nominimin partiak në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin epërsinë e tyre në rrethin e ri të zgjedhjeve paraprake.

Të shtunën, edhe Partia Demokratike, edhe ajo Republikane mbajnë zgjedhjet paraprake në shtetet Kansas dhe Luiziana.

Demokratët po ashtu votojnë në Nebraska, ndërsa republikanët edhe në Kentaki dhe Mein.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, udhëheq garën e demokratëve, ndërsa miliarderi Donald Trump është në epërsi në garën e republikanëve.

Në një tjetër zhvillim, Ben Carson ka përfunduar zyrtarisht fushtaën e tij për nominim nga Partia Republikane.

Carson, neurokirurg në pension, ka qenë favorit, por fushata e tij ka ngecur në muajt e fundit, për shkak të performancës së tij të dobët në çështjet e politikës së jashtme.

Ai nuk ka treguar se cilin prej kandidatëve të mbetur republikanë do ta mbështesë në garën për nominim.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.

XS
SM
MD
LG