Ndërlidhjet

Fico fiton, por humb shumicën parlamentare


Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Kryeministri majtist i Sllovakisë, Robert Fico, ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, por ka humbur shumicën parlamentare.

Në bazë të rezultateve gati të kompletuara të zgjedhjeve të së shtunës, Fico tani duhet të gjejë partnerë koalicioni për të vazhduar me mandatin e tretë.

Fitoret e disa partive të vogla mund të prodhojnë një parlament të ndarë, pa ndonjë ide të qartë rreth formimit të qeverisë së shumicës.

Fico është zotuar se nuk do të pranojë asnjë migrant të vetëm mysliman në vendin e tij.

Pikëpamjet e tij ekstreme janë të ngjashme me ato të Qeverisë së Polonisë, Çekisë dhe Hungarisë.

Sllovakia merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në muajin korrik.

XS
SM
MD
LG