Ndërlidhjet

logo-print

Ghani: Shteti Islamik është dëbuar nga Afganistani


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se grupi militant Shteti Islamik, i cili ka marrë përsipër disa rajone të largëta të Afganistanit lindor, tashmë është mposhtur.

Duke folur të dielën para parlamentit, Ghani ka thënë se forcat afgane kanë dëbuar besnikët e Shtetit Islamik nga rajonet e provincës Nangarhar, në kufi me Pakistanin.

Ai ka thënë se Afganistani do të jetë “varr” për Shtetin Islamik.

Grupi ekstremist ka pasur prani në Afganistan për më shumë se një vit.

Zyrtarët thonë se shumica e militantëve që thonë se janë pjesë e Shtetit Islamik, janë talibanë të dezertuar.

Forcat afgane kanë thënë se kanë vrarë së paku 200 militantë pas një operacioni 21-ditësh në qarqet Açin dhe Shinvar të Nangarharit.

XS
SM
MD
LG