Ndërlidhjet

Austria nuk do të pranojë kuota për migrantë


Migrantë të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni.
Migrantë të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni.

Austria nuk do të marrë pjesë në asnjë sistem të kuotave për shpërndarjen e migrantëve në vendet e Bashkimit Evropian, ka thënë ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil.

“Ne kemi marrë barrën më të madhe dhe do të pranojmë 37,500 azilkërkues këtë vit. Përse Austria duhet të marrë refugjatë nga Greqia”, ka thënë Doskozil.

Deklarata duket se do të komplikojë edhe më shumë një samit të BE-së me Turqinë për krizën me migrantë, që do të mbahet të hënën.

Austria, vitin e kaluar, ka pranuar 90,000 kërkesa për azil.

Situata në Greqi është përkeqësuar, pasi mijëra migrantë që kanë udhëtuar nga Turqia, janë bllokuar në kufi me Maqedoninë.

Maqedonia, që është vend tranzit për migrantët që synojnë vendet e BE-së, lejon në territorin e saj vetëm një numër të kufizuar të sirianëve dhe irakianëve.

Kundër sistemit me kuota tashmë janë shprehur edhe Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia.

XS
SM
MD
LG