Ndërlidhjet

Jahjaga në Prekaz: Këtu është dhënë jeta për liri


Prekaz, 6 mars 2016.
Prekaz, 6 mars 2016.

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka qëndruar sot në Prekaz të Skënderajt, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

Jahjaga ka bërë homazhe në kompleksin Memorial ”Adem Jashari”, ka vizituar një ekspozitë fotografish dhe muzeun në kuadër të kompleksit, si dhe ka vizituar familjen Jashari.

“Në këto varre këtu pranë janë moshatarët tanë, gjenerata të ndryshme të kësaj familjeje. Këtu është dhënë jeta për liri dhe këtë nuk duhet ta harrojmë”, ka thënë mes tjerash Jahjaga.

Manifestimi Epopeja e UÇK-së, që ka nisur të shtunën dhe zgjat tre ditë, bëhet në përkujtim të Adem Jasharit, që njihet si komandat legjendar i UÇK-së, dhe familjes së tij.

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, mbi 50 pjesëtarë të familjes Jashari janë vrarë nga forcat serbe të sigurisë në Prekaz.

Kompleksin Adem Jashari e kanë vizituar edhe udhëheqës të tjerë të institucioneve dhe liderë të partive politike të Kosovës.

XS
SM
MD
LG