Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra të vrarë nga një sulm i IS-it në Irak


Irak

Irak

Së paku 47 persona janë vrarë nga shpërthimi i një kamioni bombë jashtë qytetit Hilla të Irakut.

Sipas disa raporteve, 39 nga të vdekurit janë civilë, pjesa tjetër policë.

Dhjetëra njerëz po ashtu janë plagosur.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Një operacion i martirëve me një kamion bombë ka ndodhur në hyrje të qytetit Hilla, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz”, ka shkruar Shteti Islamik në Amaq, agjenci e lajmeve e cila mbështet grupin ekstremist.

Iraku ka parë rritje të dhunës muajin e fundit. Sulmet vetëvrasëse kanë vrarë mbi 100 veta.

XS
SM
MD
LG