Ndërlidhjet

Numri i ri i Zaman-it turk del me artikuj pro-qeveritarë


Policia në Stamboll ka përdorur të shtunën gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, për të shpërndarë qindra njerëz që kanë protestuar kundër marrjes së gazetës më të madhe turke, Zaman, nga shteti.

Policia në Stamboll ka përdorur të shtunën gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, për të shpërndarë qindra njerëz që kanë protestuar kundër marrjes së gazetës më të madhe turke, Zaman, nga shteti.

Gazeta më e madhe turke, Zaman, ka dalë sot me artikuj pro-qeveritarë.

Të premten, ajo është vënë nën kontrollin e shtetit, me vendim të gjykatës.

Zaman ka qenë e afërt me lëvizjen Hizmet të klerikut me ndikim, Fethullah Gulen, që shihet si armik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë se marrja nën kontroll e gazetës “ka qenë e ligjshme dhe jo politike”.

Ballina e numrit të sotëm përmban një fotografi të Erdoganit, me një artikull që tregon se si presidenti turk është drejt përfundimit të urës së tretë mbi Bosfor.

Botimi i 5 marsit i gazetës Zaman në gjuhën angleze, i publikuar përpara marrjes nga shteti, ka nxjerrë ballinën e zezë, me titullin: “Ditë e turpshme për shtypin e lirë në Turqi”.

Policia në Stamboll ka përdorur të shtunën gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, për të shpërndarë qindra njerëz që kanë protestuar kundër veprimit të autoriteteve ndaj Zamanit.

XS
SM
MD
LG