Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në Kiev për lirimin e pilotes ukrainase nga Rusia


Pamje nga protestat

Pamje nga protestat

Rreth 2,000 njerëz janë tubuar në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, duke kërkuar nga Rusia që të lirojë piloten e Ukrainës, Nadia Savchenko.

Savchenko është kapur në qershor të vitit 2014, derisa ka qenë duke luftuar me një batalion vullnetarësh kundër rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ajo tani është në gjyq në Rusi dhe akuzohet për përfshirje në vdekjen e dy gazetarëve rusë, të cilët janë vrarë në një sulm me mortaja, si dhe për kalimin e paligjshëm të kufirit me Rusinë.

Avokatët e Savchenkos kanë thënë se të dhënat në telefonin e saj mobil dhe dëshmitë me video tregojnë se Savchenko ka qenë në robëri kur gazetarët janë vrarë.

Savchenko përballet me 25 vjet burg nëse shpallet fajtore.

Pas tubimit të së shtunës, disa protestues janë mbledhur edhe para ambasadës ruse, për të shprehur kërkesat e tyre.

XS
SM
MD
LG