Ndërlidhjet

Mbytet anija, së paku 18 migrantë të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Një anije që bartte migrantë nga Turqia në Greqi, është mbytur, duke vrarë së paku 18 njerëz, njoftojnë mediat turke.

Anija është mbytur pranë vendpushimit turk, Didim, raportojnë agjencitë Anadolu dhe Dogan.

Tre fëmijë raportet të jenë në mesin e të vdekurve.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka bërë të ditur se së paku 321 migrantë janë mbytur në përpjekje për të arritur Greqinë, në periudhën 1 janar – 3 mars, 2016.

Maqedonia ka vendosur kufizime të reja për migrantët që vijnë nga Greqia, të cilat mund të përkeqësojnë gjendjen në pikën kufitare Idomeni, ku janë të bllokuar së paku 13,000 veta.

Të dielën, Maqedonia ka thënë se nuk do të lejojë hyrjen e askujt që nuk vjen nga një qytet i luftës.

Si rezultat, të gjithë ata që nuk janë nga Damasku ose Bagdadi nuk lejohen të kalojnë kufirin.

Mbi 2,000 migrantë, shumica nga Siria, Iraku dhe Afganistani, arrijnë çdo ditë në Greqi, me shpresën se mund të udhëtojnë më tej nëpër Evropë.

XS
SM
MD
LG