Ndërlidhjet

SHBA dhe Koreja J. do të bëjnë stërvitje masive ushtarake


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut do të nisin stërvitje ushtarake, më të mëdhatë midis dy vendeve.

Ato vijnë në kohën e tensioneve të larta në Gadishullin Korean.

Mbi 300,000 trupa nga Koreja e Jugut dhe 15,000 nga Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë në ushtrime, ka raportuar agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një zyrtar të ushtrisë.

Ushtrimet, që nisin të hënën dhe mbarojnë më 30 prill, synojnë të paralajmërojnë Korenë e Veriut kundër provokimeve, ka thënë ministri jugkorean i Mbrojtjes, Han Min-koo.

Tensionet janë rritur prejse Veriu ka testuar një pajisje bërthamore në muajin janar, e cila është pasuar me lansimin e një rakete.

Më 2 mars, Kombet e Bashkuara kanë miratuar sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.

Kjo e fundit, stërvitjet vjetore midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut i sheh si provë për pushtim.

Të premten, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë nisur po ashtu bisedimet formale për vendosjen e një sistemi amerikan të mbrojtjes raketore në ishull.

Ky veprim është kundërshtuar fuqishëm nga Koreja e Veriut, Rusia dhe Kina.

Pekini ka thënë se sistemi anti-raketor Thaad rrezikon sigurinë e tij dhe mund të minojë parandaluesin e tij bërthamor.

XS
SM
MD
LG