Ndërlidhjet

SHBA: Fituan Marco Rubio dhe Bernie Sanders


Marco Rubio (majtas) dhe Donald Trump gjatë një debati televiziv të republikanëve

Marco Rubio (majtas) dhe Donald Trump gjatë një debati televiziv të republikanëve

Senatori nga Florida, Marco Rubio, ka fituar në zgjedhjet partiake republikane në Porto-Riko, që është fitorja e tij e dytë në garën për nominim presidencial.

Pavarësisht nga kjo fitore e mbrëmshme, zoti Rubio është i treti, pas miliardarit, Donald Trump, dhe senatorit nga Teksasi, Ted Cruz.

Në garën për nominim presidencial në Partinë Demokratike në Maine ka fituar senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, duke e mundur ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Megjithatë, zonja Clinton mbetet në pozitën udhëheqëse në garën demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, që mbahen më 8 nëntor.

XS
SM
MD
LG