Ndërlidhjet

K. Veriore: Kërcënim ndaj SHBA-ve dhe Koresë Jugore


Ushtarët amerikanë dhe jugkoreanë gjatë punës në komandën e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të mëparshme
Ushtarët amerikanë dhe jugkoreanë gjatë punës në komandën e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të mëparshme

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore sot i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake të shkallës së gjërë.

Në këtë ushtrim vjetor, që zgjatë deri në fund të muajit prill, marrin pjesë më se 300 mijë ushtarë jugkoreanë dhe amerikanë.

Koreja Jugore tha se ky ushtrim do të jetë më i madhi që e kanë kryer së bashku Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore, pas testit atomik dhe lansimit të raketës së Koresë Veriore, muajin e kaluar. Për këtë shkak, Kombet e Bashkuara kanë imponuar sanksione të reja kundër Phenianit.

Por, Koreja Veriore është kërcënuar me “sulm parandalues atomik” kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, nëse këta dy aleatë i vazhdojnë planet e ushtrimeve ushtarake të përbashkëta.

Retorika e këtillë e Phenianit nuk është e panjohur, ndërsa analistët ushtarakë shprehin dyshime se Koreja Veriore ka aftësi që kokat bërthamore t’i vendos në raketa.

Koreja Jugore i ka tërhequr vërejtjen Phenianit kundër çfarëdo “veprimi të shpejtë i cili sjell shkatërrim për vetvete”.

XS
SM
MD
LG