Ndërlidhjet

Pakistan: Eksplodim në gjykatë, ka të vrarë dhe të plagosur


Policia duke e kontrolluar vendin e një eksplodimi të mëparshëm në qarkun Shabqadar në Pakistan
Policia duke e kontrolluar vendin e një eksplodimi të mëparshëm në qarkun Shabqadar në Pakistan

Nga një shpërthim në një gjykatë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ka të vrarë dhe të plagosur.

Programi Radio Mashal, që vepron në kuadër të Radios Evropa e Lirë, ka raportuar se eksplodimi ka ndodhur sot në gjykatën në qarkun Shabqadar, me ç’rast janë vrarë së paku tre vetë dhe plagosur 10 të tjerë.

Pas eksplodimit, zjarri e ka përfshirë ndërtesën, duke shkaktuar shqetësime se numri i viktimave mund të jetë më i madh.

Në vendin e shpërthimit ka ardhur policia dhe e ka bllokuar atë hapësirë.

Nuk raportohet për ndonjë detaj që ka mundur ta shkaktoj këtë eksplodim.

XS
SM
MD
LG