Ndërlidhjet

Turqi: Gazeta Zaman u shndërrua në proqeveritare


Pamje nga një demonstratë e mëparshme e mbështetësve të gazetës Zeman në Stamboll
Pamje nga një demonstratë e mëparshme e mbështetësve të gazetës Zeman në Stamboll

Gazeta më e madhe në Turqi, Zaman, dje e ka publikuar numrin e saj të parë prej se është marrë nga shteti, me një varg të artikujve proqeveritarë.

Në ballinën e gazetës është fotografia e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe përfshihen dy artikuj për vizitën e planifikuar të tij në një urë që po ndërtohet përgjatë Bosforit dhe për një takim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Më 4 mars, policia i bastisi zyrat e gazetës, Zaman, që më parë ishte e ndërlidhur me klerikun, Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, që është kritiku më me ndikim i presidentit Erdogan, pasi një gjykatë vendosi se kjo gazetë e përditshme do të duhej të udhëhiqej nga administratorët.

Raportohet se vendimi ishte marrë me kërkesë të prokurorit për shkak të hetimeve ndaj lëvizjes së zotit Gulen, për akuza lidhur me terrorizëm.

Policia në Stamboll ka përdorë gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome, për t’i shpërndarë afro 500 protestues, të cilët më 5 mars e kundërshtuan marrjen me dhunë të kontrollit ndaj gazetës.

XS
SM
MD
LG