Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës në gjykatë, të vrarë dhe të plagosur


Policët pakistanezë dhe vullnetarët u ndihmojnë personave të plagosur nga sulmi i sotëm vetëvrasës në Shabqadar

Policët pakistanezë dhe vullnetarët u ndihmojnë personave të plagosur nga sulmi i sotëm vetëvrasës në Shabqadar

Nga një sulm vetëvrasës në ndërtesën e një gjykate në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë vrarë tetë vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Radio Mashal, që është pjesë përbërëse e Radios Evropa e Lirë, ka raportuar se sulmi ka ndodhur sot në mëngjes në kompleksin e gjykatës në qarkun Shabqadar.

Policia i tha Radio Mashalit se sulmuesi e aktivizoi eksplozivin, pasi policia e kishte ndalur atë para hyrjes në ndërtesën e gjykatës.

Në mesin e të vrarëve janë edhe dy policë.

Në pamjet televizive shihen dëme të mëdha dhe mbetjet e së paku dy veturave të djegura në vendin e sulmit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi, Tehreek-e-Taliban Pakistan.

Prej vitit 2007, këta militantë janë të angazhuar në kryengritje me synim që të imponohet interpretim më i ashpër i ligjit islamik.

XS
SM
MD
LG