Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 10 të vrarë


Një polic duke kërkuar prova në vendin e sulmit vetëvrasës në Shabqadar në Pakistan

Një polic duke kërkuar prova në vendin e sulmit vetëvrasës në Shabqadar në Pakistan

Nga një sulm vetëvrasës në ndërtesën e një gjykate në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë vrarë së paku dhjetë vetë dhe plagosur disa të tjerë.

Radio Mashal, që është pjesë përbërëse e Radios Evropa e Lirë, ka raportuar se sulmi ka ndodhur sot në mëngjes në kompleksin e gjykatës në qarkun Shabqadar.

Policia i tha Radio Mashalit se sulmuesi e aktivizoi eksplozivin, pasi policia e kishte ndalur atë para hyrjes në ndërtesën e gjykatës.

Në mesin e të vrarëve janë edhe dy policë.

Në pamjet televizive shihen dëme të mëdha dhe mbetjet e së paku dy veturave të djegura në vendin e sulmit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi i ndërlihdur me Talibanët Pakistanezë, që vetveten e quan, Jamat-ul-Ahrar, dhe tha se sulmi ishte hakmarrje për varjen e personit, Mumtaz Qadri, që ishte ekzekutuar javën e kaluar për vrasjen e një guvernatori provincial, në vitin 2011.

Prej vitit 2007, militantët talibanë janë të angazhuar në kryengritje, me synim që të imponohet interpretim më i ashpër i ligjit islamik.

XS
SM
MD
LG